Ish-Kryetar i Komunës së Mitrovicës
Agim Bahtiri u lind në Kosovë – qyteti Mitrovicë me 15 mars 1960. Ai është ati i 4 djemve dhe 2 vajzave. U zhvendos në Holandë në shkurt të vitit 1993, si rezultat i situatës së vështirë në Kosovë.
Pas përfundimit të arsimit në menaxhment në Holandë, z. Bahtiri u angazhua të punonte në Kompaninë “Laura Special” në Den Hagë, si menaxher marketingu dhe në kompaninë “Green Shamp”, si menaxher i blerjes dhe shitjes.
Pas 3 viteve punë në Green Champ z. Bahtiri vendosi për të filluar biznesin e tij me partnerët koreane dhe francez. Në vitin 2007 Green Mushroom Farm është themeluar si një ndërmarrje e përbashkët mes Greenco nga Korea dhe Sofiprim nga Franca si aksionarë dhe partnerë.
Kontaktet me afaristë dhe ndërmarrës i ndihmuan z. Bahtirit që në partneritet me investitorë nga Korea dhe Franca të hap kompaninë “Green-Mushroom Farm”, ku mbante pozitën e drejtorit gjeneral.
Z. Bahtiri u shpërblye në vitin 2009, në Seul të Koresë se Jugut, me çmimin e parë për import nga Koreja e Jugut në Evropë, kurse në vitin 2013 zuri vendin e dytë në botë. Është i pari në Evropë që u shpërblye nga presidenti, Chang, Tae-Pyong.
Z. Bahtiri përveç gjuhës amtare, flet rrjedhshëm gjuhën holandeze, serbo –kroate kurse njeh mirë gjuhën gjermane dhe angleze.
Në zgjedhjet lokale të 2013, Agim Bahtiri nga radhët e AKR-së garoi për kryetar të Mitrovicës dhe fitoi.