Kushtet e përdorimit

Mirë se vini në Metriku!

Këto Kushte të Përdorimit (“Kushtet”) janë një kontratë mes jush dhe Metriku. Ata e udhëzojnë përdorimin tuaj të shërbimeve të Metriku.

Duke përdorur Metrikun, ju pajtoheni me këto Kushte. Nëse ju nuk pajtoheni me ndonjë prej këtyre Kushtet, ju nuk mund të përdorni Metrikun.



1. Përdorimi i Metrikut

Metriku është një platformë e hapur për të gjithë dhe pa pagesë.

Çdokush mund të krijojë një llogari në Metriku. Kur ju krijoni një llogari në Metriku, ju duhet të jepni informata të caktuara rreth vetes suaj. Ne do ti trajtojmë informatat tuaja si pjesë e regjistrimit në pëputhshmëri me Politika e Privatësise.

Politika jonë e privatësisë është e paraqitur te: Politika e Privatësise. Duke përdorur shërbimet ju pajtoheni me Politikën e Privatësise, pavarësisht se a jeni një përdorues i regjistruar.

Ju mund ta mbyllni llogarinë tuaj në çdo kohë duke naviguar te preferencat e llogarisë suaj dhe më pas duke fshirë llogarinë tuaj. Ne mund të kufizojmë apo suspendojmë llogarinë tuaj në Shërbimet nëse ju e shkelni ndonjë rregull të Metrikut apo për ndonjë arsye tjetër.

Ne vazhdimisht punojmë të përmirësojmë eskperiencë tuaj në Metriku. Ne do të kemi nevojë të shtojmë apo të heqim cilësi të ndryshme dhe mund të bëjmë këtë pa ju njoftuar juve.

Ne i mirë presim komentet dhe sugjerimet tuaja se si të improvizojmë platformën Shërbimet. Ndjehuni të lirë të na kontaktoni përmes: metriku.com/suggest. Duke parashtruar komentet dhe sugjerimet, ju pajtoheni të na jepni të drejtën e plotë për të përdorur sugjerimin tuaj, tërësisht apo pjesërisht, pa ndonjë kompenzim për ju.



2. Të drejtat dhe përgjegjësitë mbi përmbajtjen e juaj

Ju i keni të drejtat mbi përmbajtjen që ju e krijoni dhe e postoni në Metriku.

Ne kurrë nuk do ta shesim përmbajtjen tuaj tek palët e treta pa lejen tuaj eksplicite.

Ju jeni përgjegjës për përmbajtjen që postoni. Kjo do të thotë se ju i supozoni të gjitha rreziqet që lidhen me të, duke përfshirë besimin e tjerve në saktësinë e tij, apo pretendimet mbi pronën intelektuale apo të drejtat tjera ligjore.

Ju jeni i mirë se ardhur të postoni në Shërbimet përmbajtjet që i keni publikuar diku tjetër, përderisa ju keni të drejtat e duhura për ta bërë atë.

Duke postuar një koment në Shërbimet, ju mund ta fshini komentin tuaj në çdo kohë nga ekspozimi publik në https://metriku.com. Sido që të jetë, ne nuk mund të kontrollojmë fshirjen e komentit nga mediumet tjera të shpërndarjes jashtë https://metriku.com.

Ne mund të redaktojmë apo të largojmë çdo përmbajtje që ju e postoni për çfarëdo arsye.



3. Të drejtat dhe përgjegjësitë mbi përmbajtjen e Shërbimet

Ju mund të postoni përmbajtjen nga Shërbimet në vende tjera, duke u siguruar që ju i jepni meritat e duhura platformës Metriku dhe i respektoni të drejtat e autorit origjinal të përmbajtjes, duke përfshirë përcaktimin "për të mos shpërndarë" si dhe mos përdorimin e veglave automatike.

Ju nuk jeni të lejuar të kryeni këto veprime:

  • Të qaseni në hapësirat jo-publike të Shërbimet, sistemet tona kompjuterike apo sistemet e ofruesit tonë teknik
  • Të qaseni apo kërkoni Shërbimet në çfarëdo mënyre tjetër, përveq mënyrave të cilat i ofrojmë ne
  • Falsifikimi i çfardo pakete TCP/IP apo çfarëdo informate të “header” në çfarëdo e-maili apo postimi, apo çfarëdo përdorimi i Shërbimet për të dërguar informata me identitet të ndryshuar, mashtrues apo fallc.
  • Ndërhyrje, përçarje apo qasje në cilindo përdorues/e, hosti apo rrjete, duke përfshirë dërgimin e ndonjë virusi, mbi-ngarkimi apo dërgimi i një numri të madh të e-mail-ëve drejtë Shërbimet, apo duke skriptuar krijimin e përmbajtjes apo llogarive në atë mënyrë që do të shkaktonte ngarkesë mbi Shërbimet.

”Crawing” i shërbimeve është i lejuar nëse bëhet sipas rregullave tona, por kopjimi i përmbajtjes është i ndaluar.

Ne mund të ndryshojmë, ndalojmë apo kufizojmë qasjen në çfarëdo aspekti të shërbimeve, në çdo kohë, pa paralajmërim.



4. Kufizimi i përgjegjësisë

Shërbimet nuk do të jetë përgjegjës për çfarëdo dëmtimi që mund të ju ndodh duke përdorur Shërbimet. Kjo përfshin nëse Shërbimet janë të hakuara apo të padisponueshme. Kjo përfshin çfarëdo dëmtimi (indirekt, aksidental, i rëndësishëm, special apo ekzemplar) dhe përfshin të gjitha pretendimet ligjore, sikurse prishja e kontratës, prishja e garancionit apo çfarëdo humbje tjetër.



Pyetje? Na kontaktoni