Politika e Privatësisë

Metriku e di se privatësia juaj është shumë e rëndësishme, prandaj ne e marrim atë seriozisht. Politika e Privatësisë ("Politika e Privatësisë") e përshkruan politikën dhe mënyrën se si platforma Metriku i mbledh dhe i përdorë informatat tuaj personale gjatë përdorimit të saj.



1. Informatat që ne i mbledhim

Ne mbledhim informata drejtpërdrejtë nga individët, palët e treta dhe automatikisht nga platforma Metriku.

Ju mund të krijoni llogari në platformën Metriku vetëm përmes llogarive tuaja në Facebook apo Google.

Metriku i përdorë këto llogari vetëm për verfiikimin e vlerësimeve tuaja.

Kur ju krijoni një llogari në platformën Metriku përmes Facebook apo Google ne e ruajmë emrin tuaj të plotë, foton dhe email adresën tuaj të ofruar nga këto platformat respektive. Ju duhet të shikoni politikat e tyre respektive të privatësisë rreth praktikave të tyre.

Të gjitha vlerësimet e bëra nga ju në platformën Metriku janë private dhe nuk mund të shihen nga të tjerët.

Emri juaj do të shfaqet publikisht vetëm nëse ju bëni ndonjë koment në ndonjë nga entitetet në platformën Metriku.

Kur ju komunikoni me ne (përmes email apo rrjeteve sociale) ne mund ti ruajmë këto komunikime.

Ne i përdorim cookies, local storage dhe teknologji të tjera për të mbledhur automatikisht informatat rreth aktiviteteve tuaja, sikurse kërkimet, vizitat e faqeve të ndryshme, data dhe koha e vizitës suaj dhe informatat tjera rreth përdorimit tuaj të platformës Metriku. Ne poashtu pranojmë informata kur ju shikoni përmbajtjen e platformës Metriku edhe nëse nuk keni krijuar llogari.

Ne mbledhim informatat e shfletuesit tuaj - siq janë IP adresa, data dhe koha, user agent, cookie identitfikues i Metriku, linqet dhe informatat tjera rreth aktivitetit tuaj në platformën Metriku.



2. Si i përdorim informatat tuaja

Ne nuk i shesim informatat e juaja personale - siq janë emri juaj, informatat kontaktuese, vlerësimet tuaja - tek palët e treta për ti përdorur për qëllime marketingu.

Ne i përdorim këto informata për të ju ofruar shërbime dhe eksperiencë sa më të mirë përgjatë përdorimit të platformës Metriku. Poashtu ne i përdorim këto informata për të ofruar statistika të përpunuara rreth entiteteve të ndryshme për qëllime informimi të përdoruesve. Kjo përfshin statistikat siq janë - entitetet më të vlerësuara, vlerësimet në bazë të moshës, gjinisë, vendbanimit etj.

Ne i përdorim këto të dhëna për të parandaluar keqpërdorimin në forma të ndryshme të platformës Metriku në përputhje me "Kushtet e Përdorimit"



3. Si i mbrojmë informatat tuaja

Siguria e informatave tuaja është e rëndësishme për ne. Metriku ka implementuara masat mbrojtëse për informatat që ne i mbledhim. Sido që të jetë, asnjë ueb faqe apo shërbim i Internetit nuk është plotësisht e sigurt. Ne ju inkurajojmë të merrni hapa e duhura për të mbajtuar informatat tuaja personale të sigurta ç'kyçja nga llogaria juaj dhe mbyllja e shfletuesit kur përfundoni përdorimin e platformës Metriku në ndonjë pajisje publike apo jo të sigurt.



4. Mundësitë tuaja

Ju mund ti përditësoni apo ti rregulloni informatat rreth llogarisë tuaj në cdo kohë duke u kyçur në llogarinë tuaj tek seksioni i llogarisë.

Natyrisht, ju mund të refuzoni të ofroni informatat tuaja në platformën Metriku, me ç'rast ne nuk mund të ju ofrojmë shërbime të caktuara.

Ju nuk mund të redaktoni komentet tuaja, por mund të fshini ato në çdo kohë.

Nëse ju e fshini llogarinë tuaj atëherë do të fshihet llogaria dhe e gjithë përmbajtja juaj në platformën Metriku. Përmbajtja juaj nuk mund të rikthehet edhe nëse ju e ndryshoni mendjen. Ju duhet të krijoni një llogari të re.



Nëse keni pyetje tjera për Politikën e Privatësisë, ju lutemi na kontaktoni. Duke vazhduar shfletimin dhe përdorimin e platformës Metriku, ju pajtoheni me politikën e privatesisë.