Custom Avatar

Albulena Haxhiu

Albulena Haxhiu ka qenë Ministre e Drejtësisë në Qeverinë Kurti

5836.8

Albulena Haxhiu u lind në Prishtinë më 11 maj 1987, ku edhe jeton. Studimet i ka përfunduar pranë Universitetit të Prishtinës, në Fakultetin Juridik. Ajo është bërë pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në shtatorin e vitit 2010. Albulena Haxhiu ka qenë deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës tri mandate radhas.

Në legjislaturën e V dhe VI, ajo ka drejtuar Komisionin për Legjislacion si një ndër komisionet më të rëndësishëm të Kuvendit.

Ajo ka qenë një nga deputetet më të zëshme në Kuvendin e Kosovës, me theks të veçantë në çështjet që lidhen me drejtësinë.

Albulena, konsideron që Lëvizja VETËVENDOSJE!, është subjekti i vetëm që sjellë shpresën, drejtësinë, zhvillimin, mirëqenien e barazinë andaj është e gatshme të jap kontributin e saj në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe të përfaqësojë sa më denjësisht politikat dhe prioritetet e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Albulena Haxhiu, ka vendosur që të kandidojë sërish si deputete e legjislaturës së radhës.

Është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.

Haxhiu ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Ajo është e martuar dhe ka një fëmijë. Haxhiu është mbesa e Ahmet Haxhiut.

Detajet

Ditëlindja:11 Maj 1987
Vendlindja:

Linqet