Deputet në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e shtatë
Anton Quni ka lindur ne fshatin Fshaj të Gjakovës me 09.06.1967. Familja e tij shumë herët zhvendoset për të jetuar në Prizren. Antoni është i martuar me znj.Mirjana dhe së bashku kanë katër fëmijë. Ka studiuar në Akademi Ushtarake dhe me notat më të larta është graduar si Oficer i karrierës. Gjatë luftës së fundit në Kosovë, ai braktisi Zvicrën për të ju përgjigjur kushtrimit për t’i dalë zot atdheut. U rreshtua në UÇK nën komanden e Ministrit të Mbrojtjës, kolonel Ahmet Krasniqi. Me njësinë e tij, zhvilloi operacione të suksesshme ushtarake në thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, në Koshare. Anton Quni, përkrah Agim Ramadanit, Salih Çekajt, Xhemajl Fetahajt, e ushtarakëve të tjerë mori pjesë në fitorën historike kundër ushtrisë serbe në Betejën e Kosharës, që njihet si Beteja që tmerroi armikun. Pas lufte, Antoni ka shërbyer në TMK dhe FSK. Më pas në kabinetin e Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, si përgjegjës për Sigurinë Kombëtare. Nga viti 2010, Anton Quni, ka qenë zë i fuqishëm i qytetarëve në Parlamentin e Kosovës. Aktualisht, ai është Kryetar i LDK’s për Prizren dhe në këto zgjedhje po garon sërish për një ulëse në Parlamentin e Kosovë