Avni Zogiani

{{ model.rating.toFixed(1) }} {{ model.ratingsCount.toLocaleString() }}

Vlerësimi juaj:

Avni Zogiani u lind me 5 korrik 1970 në Graboc të Fushë Kosovës. Ka përfunduar studimet për Media dhe Marrëdhënie me Publikun në Universitetin Indianas, ShBA, dhe Master në Studime Kontemporane Evropiane në Universitetin e Sussex, Britani.

Ka punuar tetë vite në gazetari dhe tetë vite aktivizëm në shoqërinë civile. Punoi si gazetar mes viteve 1997-2002, kur përkohësisht braktisi këtë profesion për të vazhduar studimet në ShBA. Një vit pasi u kthye nga ShBA fitoi bursë për studime në Britaninë e madhe, prej nga u kthye në vitin 2005. Ai themeloi Organizatën antikorrupsion, “ÇOHU!”, e cila brenda u bë organizatë relevante në fushën e integritetit institucional.

Si gazetar raportoi për media lokale e ndërkombëtare, sidomos gjatë luftës ‘98-‘99. Raportet e tij nga luftimet në Kosovë u botuan në media prestigjioze ndërkombëtare, përfshirë këtu TIME Magazine e CNN.

Avniu aktivitetin e tij në Lëvizjen VETËVENDOSJE! e filloi në vitin 2014. Aktualisht është anëtar i Kryesisë në Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Fushë Kosovë. Gjatë legjislaturës së VI-të ai është angazhuar si Këshilltar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Me formimin e Qeverisë Kurti, z. Avni Zogiani është emëruar Zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit.

Dërgo informata për Avni Zogiani

Shpërndarja e vlerësimeve

Vlerësimet në bazë të moshës dhe gjinisë

Mosha Të gjithë Femra Meshkuj Pa caktuar
{{ ageRatings.ageRange }} {{ ageRatings.totalRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.totalRatings.count.toLocaleString() }}) {{ ageRatings.femaleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.femaleRatings.count.toLocaleString() }}) {{ ageRatings.maleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.maleRatings.count.toLocaleString() }}) {{ ageRatings.undefinedRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.undefinedRatings.count.toLocaleString() }})

Statistikat në bazë të qyteteve

{{ cityRating.name }} {{ cityRating.rating.toFixed(1) }} {{ cityRating.ratingsCount.toLocaleString() }}

Statistikat në bazë të shteteve

{{ countryRating.name }} {{ countryRating.rating.toFixed(1) }} {{ countryRating.ratingsCount.toLocaleString() }}

Vizitoni poashtu