Bajram Mavriqi është kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare 2021 nga Lëvizja VETËVENDOSJE!
Bajram Mavriqi është lindur më 19 qershor 1985 në Dardanë. Ai ka mbaruar studimet e nivelit Master në Ekonomi, drejtimi Menaxhment, në vitin 2017. Nga viti 2010 deri në vitin 2018 ka punuar si shërbyes civil në Komunën e Dardanës në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Ai ka qenë Kryesues i Kuvendit Komunal në vitin 2018 në Komunë, ndërsa aktualisht është asambleist i Kuvendit Komunal dhe Kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Dardanë.
Bajrami është i martuar dhe ka dy fëmijë.