Hashim Thaçi
{{ model.rating.toFixed(1) }} {{ model.ratingsCount.toLocaleString() }}
Partia: Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
Ditëlindja: 24 Prill 1968 (Mosha 56)
Vendlindja: Skënderaj
Pasuria: 650,000.00€
Hashim Thaçi (i lindur më 24 prill 1968) ishte presidenti i pestë i Republikës së Kosovës. Ai poashtu ishte kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, Ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministr në kabinetin e ri të kryesuar nga Isa Mustafa, i cili mori detyrën më 12 dhjetor 2014. Thaçi ishte gjithashtu kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ai u ngrit në rend të parë si kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ndërkohë, ai shërbeu gjithashtu si kreu i një qeverie të përkohshme në fund dhe menjëherë pas luftës në vitin 1999.
Hashim Thaçi ka lindur në fshatin Burojë, Skenderaj, Republika Socialiste e Serbisë. Skenderaj ndodhet në luginën e Drenicës, një rajon historik rezistent ndaj sundimit serb. Drenica do të bëhet vendlindja apo vendthemelimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në fillim të viteve 1990.
Thaçi ka studiuar filozofi dhe histori në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 1993, ai jetonte në Zvicër, ku u bashkua me grupin e emigrantëve politikë shqiptarë. Ai regjistroi për studime pasuniversitare në Universitetin e Zyrihut në departamentet e historisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare dhe më vonë u largua.
Pas diplomimit Hashim Thaçi filloi të merret në mënyrë aktive me organizimin e lëvizjes studentore për shpalljen e pakënaqësisë me pushtetmbajtësit e asaj kohe. Nga ilegaliteti kalon në Zvicër ku vazhdon më tej veprimtarin e tij kundër okupimit serb në Kosovë si dhe studimet Postdiplomatike në Univeritetin e Cyrihut. Në Zvicër, Hashim Thaçi antarësohet në Lëvizjen Popullore të Kosovës, organizatë politike e cila mori vendimin për themelimin e UÇK-së. Si i dërguar nga LPK-ja, Hashim Thaçi, angazhohet në krijimin e lidhjeve me grupet e armatosura që asokohe vepronin në Drenicë të kryesuara nga Adem dhe Hamëz Jashari. Kështu ai disa herë hyn në Kosovë ilegalisht dhe vendos lidhjet me grupin e armatosur, nga bërthama e të cilit më vonë do të krijohet Shtabi i Zonës Operative të Drenicës në kuadër të UÇK-së. Pas themelimit të UÇK-së, policia serbe dështon në përpjekjet për ta burgosur më 1993. Ne kete periudhe ai eshte ndjekur nga policia serbe bashke me shokun e tij te jetes Xhelalin alias Xhelen me te cilin kishte kaluar vitet me te mira te jetes se tij.
Gjatë kësaj periudhe sa ishte në Perëndim, z. Hashim Thaçi shpesh herë kthehet ilegalisht në Kosovë, për t’i forcuar formacionet e UÇK-së në terren. Në vitin 1997, Hashim Thaçi merr pjesë në një nga aksionet e UÇK-së, para shfaqjes së saj publike ku së bashku me Adem Jasharin dhe të tjerë, sulmojnë stacionin policor të Drenasit. Për këtë shkak, Hashim Thaçi dënohet 10 vjet burg në mungesë nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë. I dënuar në të njëjtin proces nga kjo gjykatë me 20 vite burg, ishte edhe komandanti legjendar Adem Jashari.
Shpërndarja e vlerësimeve
Vlerësimet në bazë të moshës dhe gjinisë
Mosha | Të gjithë | Femra | Meshkuj | Pa caktuar |
---|---|---|---|---|
{{ ageRatings.ageRange }} | {{ ageRatings.totalRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.totalRatings.count.toLocaleString() }}) | {{ ageRatings.femaleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.femaleRatings.count.toLocaleString() }}) | {{ ageRatings.maleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.maleRatings.count.toLocaleString() }}) | {{ ageRatings.undefinedRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.undefinedRatings.count.toLocaleString() }}) |
Statistikat në bazë të qyteteve
{{ cityRating.rating.toFixed(1) }} | {{ cityRating.ratingsCount.toLocaleString() }} |
Statistikat në bazë të shteteve
{{ countryRating.rating.toFixed(1) }} | {{ countryRating.ratingsCount.toLocaleString() }} |
Vizitoni poashtu