Hysamedin Feraj
{{ model.rating.toFixed(1) }} {{ model.ratingsCount.toLocaleString() }}
Hysamedin Feraj është i lindur në vitin 1962, në Goden të Gjakovës. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike në Universitetin e Tiranës, drejtimin filozofi, dhe ka specializuar për Shkenca Politike dhe Filozofi në Universitetin e Bernit – Zvicër. Për 28 vite ka punuar si ligjërues në Universitetin e Tiranës, ka qenë bashkëthemelues i Departamentit të Shkencave Politike dhe deri ne vitin 2014 përgjegjës i këtij departamenti në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës. Po ashtu ka qenë ligjërues i ftuar në Universitetin e Prishtinës dhe të tjerë.
Është angazhuar si veprimtar politik që nga fundi i viteve ’70 në Kosovë e jashtë saj. Nga fillimi i viteve ’90 e këtej ka qenë i pranishëm në fushën e veprimtarisë politike, publicistike dhe studimore në Shqipëri, Kosovë dhe vise të tjera shqiptare.
Është autor i monografive “Skicë e mendimit politik shqiptar” (1998), “E pafilozofuara” (2011), “Tipe të ligjërimit” (2017), i teksteve mësimor universitare “Hyrje në shkencat politike” (2004) dhe i shumë eseve e artikujve studimorë. Është bashkuar me Lëvizjen VETËVENDOSJE! prej vitit 2009, dhe në vitin 2010 ka qenë kandidat i Lëvizjes për deputet në Kuvendin e Kosovës, anëtar i Kryesisë, dhe aktualisht është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm.
Është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Shpërndarja e vlerësimeve
Vlerësimet në bazë të moshës dhe gjinisë
Mosha | Të gjithë | Femra | Meshkuj | Pa caktuar |
---|---|---|---|---|
{{ ageRatings.ageRange }} | {{ ageRatings.totalRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.totalRatings.count.toLocaleString() }}) | {{ ageRatings.femaleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.femaleRatings.count.toLocaleString() }}) | {{ ageRatings.maleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.maleRatings.count.toLocaleString() }}) | {{ ageRatings.undefinedRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.undefinedRatings.count.toLocaleString() }}) |
Statistikat në bazë të qyteteve
{{ cityRating.name }} | {{ cityRating.rating.toFixed(1) }} | {{ cityRating.ratingsCount.toLocaleString() }} |
Statistikat në bazë të shteteve
{{ countryRating.name }} | {{ countryRating.rating.toFixed(1) }} | {{ countryRating.ratingsCount.toLocaleString() }} |
Vizitoni poashtu