Custom Avatar

Hysen Durmishi

Hysen Durmishi është kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare 2021 nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

245.3

Hysen Durmishi ka lindur më 03.04.1972 në fshatin Mushtisht të Therandës. Ka mbaruar studimet në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin e Prishtinës. Gjatë viteve 2001-2003 ka punuar në kompaninë amerikane PARSONS, si menaxher i terrenit në projektet infrastrukturore. Në 2003-2004 ka punuar po ashtu si menaxher i ndërtimit të objekteve në MORINA-PRIZREN, ndërsa gjatë viteve 2009-2010 ka qenë menaxher i ndërtimit në N.N.P “SOPI”-Prizren. Lidhur me aktivitetet politike Hyseni qysh në prill të vitit 1989 përjashtohet nga shkolla e mesme për shkak të organizimit të demonstratave kundër ndryshimeve kushtetuese të marsit 1989. Në vitet 1997-1998 bëhet kryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës. Në vitin 1998 ka qenë ushtar i UÇK-së në brigadën 123. 1998-2000 i burgosur politik në burgjet e Serbisë. Gjatë viteve 2003-2005 aktivist i KAN ndërsa në 2005 e gjer më sot është aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE.

Detajet

Ditëlindja:3 Prill 1972
Vendlindja:

Linqet