Adnan Rrustemi
{{ model.rating.toFixed(1) }} {{ model.ratingsCount.toLocaleString() }}
Adnan Rrustemi u lind më 27 prill 1982 në Rufc të Vjetër, komuna e Lipjanit. Jeton në Lipjan. Ka mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës, Faktulteti Filozofik, drejtimi Shkenca Politike dhe Administratë Publike. Ka vijuar studimet master për Shkenca Politike, Shoqëri Civile dhe Zhvillim Lokal.
Në vitet 2004-2009 ka punuar si mësimdhënës, në vitet 2008-2009 ka qenë mësimdhënës në programin “Edukimi Gjatë Gjithë Jetës” për të rritur. Nga viti 2009 deri më 2013 ka punuar si shërbyes civil në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kurse në vitet 2013-2020 ka qenë anëtar i KQZ-së si përfaqësues i Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në vitet 2020-2021 ka qenë këshilltar politik i Nënkryetares së Kuvendit të Kosovës dhe koordinator i Grupit parlamentar nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga viti 2013, është angazhuar si Koordinator i asambleistëve të Lëvizjes dhe Kryesues i Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Angazhimi i tij si deputet i mundshëm do të fokusohej në qeverisjen e mirë, transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve para qytetarëve. Poashtu dhe për sundimin e ligjit dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës, përmirësimin e sistemit ligjor dhe fuqizimin e institucioneve të drejtësisë në luftimin e korrupsionit. Si dhe do të angazhohej për administratë publike efektive, dhe në fuqizimin e qeverisjes lokale.
Shpërndarja e vlerësimeve
Vlerësimet në bazë të moshës dhe gjinisë
Mosha | Të gjithë | Femra | Meshkuj | Pa caktuar |
---|---|---|---|---|
{{ ageRatings.ageRange }} | {{ ageRatings.totalRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.totalRatings.count.toLocaleString() }}) | {{ ageRatings.femaleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.femaleRatings.count.toLocaleString() }}) | {{ ageRatings.maleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.maleRatings.count.toLocaleString() }}) | {{ ageRatings.undefinedRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.undefinedRatings.count.toLocaleString() }}) |
Statistikat në bazë të qyteteve
{{ cityRating.name }} | {{ cityRating.rating.toFixed(1) }} | {{ cityRating.ratingsCount.toLocaleString() }} |
Statistikat në bazë të shteteve
{{ countryRating.name }} | {{ countryRating.rating.toFixed(1) }} | {{ countryRating.ratingsCount.toLocaleString() }} |
Vizitoni poashtu