Aleanca Kosova e Re (AKR)

{{ model.rating.toFixed(1) }} {{ model.ratingsCount.toLocaleString() }}

Vlerësimi juaj:

Aleanca Kosova e Re (AKR) është një parti politike nga Kosova që u formua në vitin 2006. Kryetari i AKR është Behgjet Pacolli.

AKR-ja është certifikuar si Parti Politike më datën 03.05.2006 në Regjistrin për Regjistrim dhe Veprimtari të partive politike në Kosovë, Nr. 154/0506. Emërtimi i partisë politike, Aleanca Kosova e Re, vjen nga organizata për lobim “The Alliance for New Kosova” që u themelua dhe u organizua nga Behgjet Pacolli në Uashington në vitet 2004-2006, për të lobuar për Pavarësinë e Kosovës. Të angazhuar në këtë lobim ishin edhe emra të njohur, shkencëtar, politikanë, analistë dhe aktivistë ndërkombëtarë si: Januz Bugajski, William Wolker e shumë të tjerë. AKR , si parti politike, ekziston, që nga fillimi i vitit 2006, kur një grup ideatorësh me bindje liberal-demokrate në krye me biznesmenin shqiptar më të suksesshëm në botë, z. Behgjet Pacolli, të shtyrë nga nevojat imediate e qytetarëve të Kosovës të cilët po ballafaqoheshin me varfëri, papunësi e nëpërkëmbje, vendosën të formojnë këtë parti politike dhe përmes saj të sjellin ndërrime në filozofinë politike në Kosovë, duke shfrytëzuar gjithë mekanizmat institucional dhe demokratik. E gjithë kjo ishte me qëllim që qytetarit të Kosovës t’i kthehet dinjiteti. Ky dinjitet ishte cenuar nga politika e papërgjegjshme e një qeverisje që nuk merr për bazë interesat e qytetarëve, por interesat afatshkurta të klasës politike.

AKR beson se objektivat mund të arrihen, fillimisht përmes zhvillimit ekonomik dhe rritjes së shkallës së institucionalizimit të institucioneve shtetërore. AKR, formoj degët e saja në tërë territorin e Kosovës dhe mbajti Kuvendin e Parë Zgjedhor me 26.11.2006, ku u zgjedhën e u legjitimuan strukturat udhëheqëse të saj. Pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, Aleanca Kosova e Re u rëndit ndër tri partitë kryesore në Kosovë. AKR, është tashmë, partia më e madhe opozitare dhe përfaqësohet me 13 deputet në Parlamentin e Kosovës. AKR në vazhdimësi ka dëshmuar një rol konstruktiv si opozitë. Ajo ka arritur që për afro një vit, pas krijimit, të shtrij strukturat e saj në tërë territorin e Kosovës.

Dërgo informata për Aleanca Kosova e Re (AKR)

Shpërndarja e vlerësimeve

Vlerësimet në bazë të moshës dhe gjinisë

Mosha Të gjithë Femra Meshkuj Pa caktuar
{{ ageRatings.ageRange }} {{ ageRatings.totalRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.totalRatings.count.toLocaleString() }}) {{ ageRatings.femaleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.femaleRatings.count.toLocaleString() }}) {{ ageRatings.maleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.maleRatings.count.toLocaleString() }}) {{ ageRatings.undefinedRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.undefinedRatings.count.toLocaleString() }})

Statistikat në bazë të qyteteve

{{ cityRating.name }} {{ cityRating.rating.toFixed(1) }} {{ cityRating.ratingsCount.toLocaleString() }}

Statistikat në bazë të shteteve

{{ countryRating.name }} {{ countryRating.rating.toFixed(1) }} {{ countryRating.ratingsCount.toLocaleString() }}

Vizitoni poashtu