Lutfi Haziri

{{ model.rating.toFixed(1) }} {{ model.ratingsCount.toLocaleString() }}

Vlerësimi juaj:

Partia: Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

Ditëlindja: 8 Nëntor 1969 (Mosha 55)

Lutfi Haziri u lind më 8 nëntor të vitit 1969 në Gjilan. Ai është biolog me profesion, ndërsa gjatë viteve ’90-ta, ishte anëtar i strukturave udhëheqëse të studentëve në Universitetin e Prishtinës.

Që nga viti 1990, ishte anëtar i strukturave të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Kosovës dhe udhëheqës i një varg funksionesh në kuadër të strukturave paralele ekzistuese në Kosovë.

Në mars të vitit 1990, u zgjodh kryetar i Degës së Forumit të Rinisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan dhe në këtë funksion ishte deri në vitin 1997.

Në vitin 1997, u zgjodh zëvendëskryetar i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë. Haziri i kreu që të dyja këto funksione deri në vitin 2000.

Në nëntor të vitit 1998, Haziri u arrestua dhe u burgos nën akuzat e udhëheqjes së strukturave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Karadakut të Gjilanit.

Në gusht të vitit vitin 1999, pas lirimit nga burgu, u emëruar zëvendëskryetar i Komunës së Gjilanit, ndërsa në nëntor të vitit 2000, ai u zgjodh kryetari i parë i po të njëjtës Komunë në zgjedhje të lira, në të cilin funksion ai qëndroi deri në janar të vitit 2005.

Në qershor të vitit 2001, themeloi dhe u zgjodh kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës. Në këtë funksion, u zgjodh edhe udhëheqës i delegacionit të komunave të Kosovës në Kongresin e Pushtetit Lokal dhe Regjional në Strasbourg (Këshilli i Europës).

Në dhjetor të vitit 2004, u zgjodh ministër i parë për Administrim të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës. Paralelisht në vitin 2004, Haziri u zgjodh edhe anëtar i Kryesisë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gjatë viteve 2005-2007 ka qenë pjesë e grupit politik në bisedimet për statusin final të Kosovës.

Në vitet 2006-2008 është zgjedhur edhe zëvendëskryeministër i Kosovës.

Haziri është nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë më 17 shkurt 2008.

Lutfi Haziri në legjislaturën 2008-2010 ka qenë shef i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës.

Më 2010 rizgjidhet sërish deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës, kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrime Europiane dhe bashkëkryesues i Task Forcës për integrime, pozita këto që i mbajti deri në dhjetor të vitit 2013 kur rizgjidhet kryetar i Komunës së Gjilanit.

Ka qenë anëtar I Komisionit Mbikëqyrës për Intelegjencë e Siguri.

Haziri është Qytetar Nderi i Komunës Luterbah në Strasbourg (Francë) Kolonel Kentucky/Shtetit të Kentucky në SHBA, Qytetar Nderi i qytetit Lexington, Qytetar Nderi Hot Springs-Arkansas dhe dekorata e mirënjohje ndërkombëtare.

Posedon diplomën për Menaxhim nga OSBE-ja, certifikatën e Universitetit Georgetoën, Ëashington DC, Colorado University SHBA, diplomë nga Instituti Amerikan për Paqe – USIP, si dhe shumë mirënjohje dhe certifikata nga institucionet vendore e ndërkombëtare.

Më 24 dhjetor të vitit 2013 është zgjedhur për herë të tretë kryetar i Gjilanit me votë plebishitare, për t’u rikonfirmuar në dhjetor 2017 sërish në krye të këtij qyteti, për herë të katërt.

Haziri është anëtar i Bordit të ALDA me seli në Bruksel, sikurse edhe anëtar i Parlamentit Global të Komunave, me seli në Hagë.

Aktualisht është zëvendëskryetar i LDK-së dhe kryetar i Degës në Gjilan.

Është i martuar dhe ka katër fëmijë.

(Stërgjyshi i tij, Rrustem Mustafë Haziri dhe gjyshi i tij, Hetem Haziri, janë dekoruar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”, ndërkaq babai i tij, Emrush Hetem Haziri është dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës” nga presidenti i Republikës së Kosovës)

Tel. 0280/320 781

E-mail: [email protected]

Dërgo informata për Lutfi Haziri

Shpërndarja e vlerësimeve

Vlerësimet në bazë të moshës dhe gjinisë

Mosha Të gjithë Femra Meshkuj Pa caktuar
{{ ageRatings.ageRange }} {{ ageRatings.totalRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.totalRatings.count.toLocaleString() }}) {{ ageRatings.femaleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.femaleRatings.count.toLocaleString() }}) {{ ageRatings.maleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.maleRatings.count.toLocaleString() }}) {{ ageRatings.undefinedRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.undefinedRatings.count.toLocaleString() }})

Statistikat në bazë të qyteteve

Country Flag{{ cityRating.name }} {{ cityRating.rating.toFixed(1) }} {{ cityRating.ratingsCount.toLocaleString() }}

Statistikat në bazë të shteteve

Rating Country Flag {{ countryRating.name }} {{ countryRating.rating.toFixed(1) }} {{ countryRating.ratingsCount.toLocaleString() }}

Vizitoni poashtu