Mimoza Shala
{{ model.rating.toFixed(1) }} {{ model.ratingsCount.toLocaleString() }}
Mimoza Shala është lindur në dhjetor të vitit 1981 në Gjakovë. Është ekonomiste e diplomuar. Në vitet 1998-99 ka qenë pjesëmarrëse aktive në luftën çlirimtare të Kosovës. Në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës mori pjesë në Zonën Operative të Dukagjinit. Ajo ishte pjesëtare e brigadave 131 “Jusuf Gërvalla”, 134 “Bedri Shala” dhe 137 “Gjakova”. Mimoza u plagos më 7 maj 1999 gjatë luftimeve në kodrën e Çabratit në Gjakovë, e vetmja betejë e zhvilluar në qytet. Ajo shërbeu me gradën Togere në Brigaden 137 “Gjakova” në Policinë Ushtarake deri në demobilizimin e UÇK-së.
Aktivizmin e saj në Lëvizjen VETËVENDOSJE! e filloi në vitin 2011. Në vitin 2013, në zgjedhjet e para lokale është zgjedhur asambleiste në Kuvendin Komunal të Gjakovës. Poashtu në zgjedhjet e fundit, ajo u zgjodh përsëri asambleiste dhe është gruaja më e votuar në listën e Lëvizjes në Qendrën e Gjakovës. Në dy legjislaturat është udhëheqëse e Grupit të Grave Asambleiste. Gjatë mandateve të saj, ajo është njëra ndër asambleistët më aktive. Ajo ka qenë anëtare e Komitetit për Komunitete dhe tani në Komitetin për Politikë dhe Financa si dhe në disa komisione komunale në Gjakovë. Ajo është gjithashtu shefe e grupit të asambleistëve në Komunën e Gjakovës.
Mimoza është nënë e dy fëmijëve.
Shpërndarja e vlerësimeve
Vlerësimet në bazë të moshës dhe gjinisë
Mosha | Të gjithë | Femra | Meshkuj | Pa caktuar |
---|---|---|---|---|
{{ ageRatings.ageRange }} | {{ ageRatings.totalRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.totalRatings.count.toLocaleString() }}) | {{ ageRatings.femaleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.femaleRatings.count.toLocaleString() }}) | {{ ageRatings.maleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.maleRatings.count.toLocaleString() }}) | {{ ageRatings.undefinedRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.undefinedRatings.count.toLocaleString() }}) |
Statistikat në bazë të qyteteve
{{ cityRating.name }} | {{ cityRating.rating.toFixed(1) }} | {{ cityRating.ratingsCount.toLocaleString() }} |
Statistikat në bazë të shteteve
{{ countryRating.name }} | {{ countryRating.rating.toFixed(1) }} | {{ countryRating.ratingsCount.toLocaleString() }} |
Vizitoni poashtu