Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

{{ model.rating.toFixed(1) }} {{ model.ratingsCount.toLocaleString() }}

Vlerësimi juaj:

Partia Demokratike e Kosovës (shk.: PDK) është një parti politike nga Kosova,e formuar pas mbarimit të luftës në vitin 1999 nga udhëheqës të UÇK-së, shumica e të cilëve deri asokohe ishin aktivistë dhe udhëheqës të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Në fillim partia kishte emrin Partia për Progres Demokratik e Kosovës, por më vonë e ndërroi emrin në Partia Demokratike e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës u themelua në një moment të veçantë të historisë sonë. Pas luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendosjes së forcave ndërkombëtare , fillimit të organizimit dhe të ndërtimit të institucioneve të para demokratike të Kosovës, u krijuan kushtet e përshtatshme për veprimtari politike. PDK -ja është trashëgimtare e strukturave politike të UÇK-së dhe e LPK-së.

Partia Demokratike e Kosovës u themelua me 10 tetor të viti 1999. Deri me sot Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur 3 Kuvende Zgjedhore dhe dy Kuvende të Punës.

Që nga themelimi, Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës është z. Hashim Thaçi. Kryetari i Partisë zgjidhet nga Kuvendi i Partisë. Organi më i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës mes dy kuvendeve është Këshilli Drejtues, i cili sot numëron 106 anëtarë. Këshilli Drejtues zgjedh me procedurë të veçantë Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë. PDK-ja ka shtrirje në tërë territorin e Kosovës. Aktiviteti në terren mbulohet nga 32 degë. Organ Ekzekutiv i PDK- së është Kryesia, e cilia zgjidhet nga Këshilli Drejtues dhe numëron 28 anëtarë. Nënkryetarët dhe Sekretarët e Partisë Demokratike zgjidhen nga Kryesia e Partisë. Partia Demokratike e Kosovës ka bashkëqeverisur Qeverinë e Kosovës nga viti 2001-2004, me kryeministër z. Bajram Rexhepi dhe me 2 ministra.

Pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, PDK-ja konfirmohet si forca e parë politike në vend. Sot PDK-ja udhëheq në 17 komuna dhe prej 9 janarit 2008, kryetari Hashim Thaçi është kryeministër i Kosovës. PDK-ja ka edhe 7 ministra në Qeverinë e Kosovës Partia Demokratike e Kosovës ishte Partia më e madhe në Kosovë prej vitit 2008 deri në vitin 2017

Dërgo informata për Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

Shpërndarja e vlerësimeve

Vlerësimet në bazë të moshës dhe gjinisë

Mosha Të gjithë Femra Meshkuj Pa caktuar
{{ ageRatings.ageRange }} {{ ageRatings.totalRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.totalRatings.count.toLocaleString() }}) {{ ageRatings.femaleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.femaleRatings.count.toLocaleString() }}) {{ ageRatings.maleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.maleRatings.count.toLocaleString() }}) {{ ageRatings.undefinedRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.undefinedRatings.count.toLocaleString() }})

Statistikat në bazë të qyteteve

{{ cityRating.name }} {{ cityRating.rating.toFixed(1) }} {{ cityRating.ratingsCount.toLocaleString() }}

Statistikat në bazë të shteteve

{{ countryRating.name }} {{ countryRating.rating.toFixed(1) }} {{ countryRating.ratingsCount.toLocaleString() }}

Vizitoni poashtu