Rrustem Leti
{{ model.rating.toFixed(1) }} {{ model.ratingsCount.toLocaleString() }}
Rrustem Leti u lind më 14 dhjetor 1977 në fshatin Osek Hilë, në Komunën e Gjakovës. Shkollën fillore e ka përfunduar në fshatin e vendlindjes, ndërkaq shkollën e mesme teknike “N.Nixha” e ka përfunduar në Gjakovë.
Në vitin 1996 është regjistruar në Fakultetin Filologjik në Prishtinë, në drejtimin Letërsi dhe Gjuhë. Gjatë kësaj kohe sa ishte student, ai ishte arrestuar nga regjimi serb, dhe e kishin vendosur në burgun e Lipjanit, ndërkaq më vonë ishte transferuar në burgun e Sremska Mitrovicës. Pas lirimit nga burgu, ai ka përfunduar Fakultetin e Edukimit në Gjakovë, drejtimin e Gjuhës dhe Letërsisë. Studimet master i ka përfunduar në Kolegjin “Biznesi”, në Prishtinë, drejtimin menaxhment dhe financa. Gjatë viteve 2006-2019 ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës. Ai është themelues i tri kompanive të suksesshme në Gjakovë, si “N.T.Sh Letaj”, “Lefix Sh.P.K”, dhe “Letaj Home Sh.P.K”.
Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, me 6 tetor 2019, ishte kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në krye me Vjosa Osmani, kandidate për kryeministre.
Arsyet kryesore të kandidimit të tij për deputet janë: zhvillimi ekonomik, rikthimi i besimit dhe shpresës së të rinjëve për vendin e tyre, Republikën e Kosovës, dhe poashtu luftimi i parregullësive dhe i pabarazisë në mes të qytetarëve.
Rrustemi është përfaqësues i Iniciativës së Vjosa Osmanit në listë.
Shpërndarja e vlerësimeve
Vlerësimet në bazë të moshës dhe gjinisë
Mosha | Të gjithë | Femra | Meshkuj | Pa caktuar |
---|---|---|---|---|
{{ ageRatings.ageRange }} | {{ ageRatings.totalRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.totalRatings.count.toLocaleString() }}) | {{ ageRatings.femaleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.femaleRatings.count.toLocaleString() }}) | {{ ageRatings.maleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.maleRatings.count.toLocaleString() }}) | {{ ageRatings.undefinedRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.undefinedRatings.count.toLocaleString() }}) |
Statistikat në bazë të qyteteve
{{ cityRating.name }} | {{ cityRating.rating.toFixed(1) }} | {{ cityRating.ratingsCount.toLocaleString() }} |
Statistikat në bazë të shteteve
{{ countryRating.name }} | {{ countryRating.rating.toFixed(1) }} | {{ countryRating.ratingsCount.toLocaleString() }} |
Vizitoni poashtu