Universiteti i Prizrenit

{{ model.rating.toFixed(1) }} {{ model.ratingsCount.toLocaleString() }}

Vlerësimi juaj:

Shkolla e Lartë Pedagogjike “Xhevdet Doda” në Prizren, si institucion i pavarur, u themelua me Vendimin e KP të KAKM më 7 dhjetor 1962, kurse punën e filloi më 16 shkurt 1963 me Vendimin e Pleqësisë së Arsimit e të Kulturës të miratuar më 31 janar 1963. Në vitin shkollor 1962/63 u hapën 4 degë të reja mësimi: Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Angleze, Dega e Matematikës me Fizikën, Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Turke, Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Ruse. Në vitin shkollor 1965/66 hapet Dega Kimi-Fizikë, kurse gjatë vitit shkollor 1969/70 hapen edhe dy degë të reja mësimore: Fizikë me Matematikë dhe Kimi me Matematikë. Në vitin shkollor 1975/76 ndërpritet puna në degët mësimore: Gjuhë dhe Letërsi Ruse dhe Kimi me Matematikë. Nga vitit shkollor 1978/79 hapet Dega e Mësimit Klasor, kurse prej vitit shkollor 1985/86 vendoset të suprimohet Dega Fizikë me Matematikë. Në vitin shkollor 1962/63 kanë diplomuar dy studentë shqiptarë. Deri më 30.09.2004 në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prizrenit diplomuan gjithsej 2477 studentë me mësim në gjuhën shqipe. Në vitin 2001 Senati i Universitetit të Prishtinës miratoi planet mësimore të mbështetura në Deklaratën e Bolonjës për nivelin Baçelor. Pas themelimit të Fakultetit të Edukimit, nga viti shkollor 2002/2003, nuk regjistrohen studentë në programet e SHLP-së, fillimisht vetëm në Degën e Mësimit Klasor, ndërsa më vonë edhe në programet e tjera. Në vitin akademik 2004/2005, në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prizrenit ligjëratat i përcjellin 436 studentë, të regjistruar më herët, ndërsa në procesin mësimor qenë angazhuar 9 mësimdhënës dhe asistentë në marrëdhënie të rregullt pune dhe 16 në punë plotësuese dhe të anagazhuar. Që nga dhjetori i vitit 2004 personeli administrativ- teknik dhe studentët sipas programit të SHLP-ës integrohen në Fakultetin e Edukimit. Universiteti Publik i Prizrenit “Ukshin Hoti” në Prizren (UPZ) ka nisur punën në vitin 2010 pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelim. Selia e Universiteti është në Prizren, njëri nga qytetet më të lashta të Kosovës. UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa në vitin 2018, numri i studentëve ishte rreth 16000 studentë. Universiteti është i akredituar nga viti 2010.

Dërgo informata për Universiteti i Prizrenit

Shpërndarja e vlerësimeve

Vlerësimet në bazë të moshës dhe gjinisë

Mosha Të gjithë Femra Meshkuj Pa caktuar
{{ ageRatings.ageRange }} {{ ageRatings.totalRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.totalRatings.count.toLocaleString() }}) {{ ageRatings.femaleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.femaleRatings.count.toLocaleString() }}) {{ ageRatings.maleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.maleRatings.count.toLocaleString() }}) {{ ageRatings.undefinedRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.undefinedRatings.count.toLocaleString() }})

Statistikat në bazë të qyteteve

Country Flag{{ cityRating.name }} {{ cityRating.rating.toFixed(1) }} {{ cityRating.ratingsCount.toLocaleString() }}

Statistikat në bazë të shteteve

Rating Country Flag {{ countryRating.name }} {{ countryRating.rating.toFixed(1) }} {{ countryRating.ratingsCount.toLocaleString() }}

Vizitoni poashtu